Sot nis “Sunny Hill Festival”, katër ditë performance

Sunny Hill Festival do të nisë sot (25 korrik) dhe do të mbarojë të dielën (28 korrik).

Marketing

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ngjarjen më të madhe kulturore në vend, që sivjet do të ketë edhe një lokacion të ri, në Bërnicë.

Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë.

Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.

Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Beirsha, Ants Live, Artssassin, Bleta Përtace, Buta, Capital T, Chloe Gaillet, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Bannzz, Caboo, Deezy, Geek, Edgar Kerri, Elsa Mala, Geasy, Griff, Jollie, Kamal, Lab Sadiku, Lafazani, Lancey, Foux, Ledri Vula, Lekë, Lluni, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, Mygal, Noki, PM to the Dagz, Regard, Singullar, The Milk Snatchers, Tommy Gold, Yanina, Yll Limani, Zoagi dhe Zwada.

Tashmë nga faqja zyrtare e Festivalit janë bërë të ditur edhe oraret për mundësinë e shkuarjes në Bërnicë përmes autobusëve të Trafikut Urban, dhe kthimin nga atje.

Sipas njoftimit, autobusët fillojnë nisjen në drejtim të Sunny Hill Festival nga ora 14:00 deri në 23:00, çdo 15 minuta.

Ndërsa, kthimi i tyre nis nga ora 01:00 deri në 05:30.

Poashtu, personat që do t’i bashkohen Festivalit nuk do të paguajnë biletë autobusi.