Sot nis viti i ri shkollor

Sot nis viti i ri shkollor me prani fizike dhe nën protokolle të posaçme për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Marketing

Përjashtim do të ketë për nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar, për të cilët në dy javët e para mësimi do të jetë online, ndërkaq në Strugë dhe Kërçovë do të ketë mësim online në shtatë ditët e para.

Siç njoftojnë nga Qeveria, pas mbarimit te kesaj periudhe do te analizohet prape situata epidemiologjike dhe do te merren masa te reja.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska pranoi se edhe ky vit shkollor do të ketë përballë sfida të ndryshme. Por, siç shtoi ajo, sistemi arsimor është i gatshëm për çdo lloj skenari të mundshëm.

Mësimi me prezencë fizike nuk ka zëvendësim, jo vetëm për shkak të procesit të mësimit por edhe për shkak të procesit të socializimit dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit mental të fëmijëve tanë. Të gjithë ne jemi prindër dhe ishim dëshmitar se fëmijët tanë mësuan vitin e kaluar shkollor, por edhe ishim dëshmitar se u mungonte shoqëria dhe mësuesit, prandaj pikërisht këtë gëzim po e kthejmë në sytë e fëmijëve”, pohoi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, Maqedonia vitin e kaluar kishte mungesë prej 52 javësh të mësimit me prezencë fizike ndërkohë që në Evropë mungesa e mësimit fizik ishte prej 24 javë.

Moti me diell dhe vranësira mesatare, pasdite me reshje shiu