Sot nisin lojërat olimpike “Parisi 2024” me sportin e futbollit dhe rugbyt

Edhe pse nuk llogaritet si zyrtarisht, por sot fillon spektakli i lojërave olimpike “Parisi 2024” dhe në program janë dy sporte, ai i futbollit dhe i rugbyt sevens.

Marketing

Nga ora 15:00, Kombëtarja e Argjentinës luan ndaj Marokosit në futboll, shkruan Indeksonline

Në të njëjtin orar nis edhe ndeshja tjetër mes, Uzbekistanit dhe Kombëtares së Spanjës.

Kurse nga ora 15:30, zhvillohet ndeshja midis Australisë dhe Samoa-s në sportin e rugby sevens.

Kujtojmë që lojërat olimpike “Parisi 2024” zyrtarisht fillojnë më 26 korrik, ku nga ora 20:00 është hapja solemne e këtij organizimi madhor.

Marketing