Sot pa ujë një pjesë e Çairit dhe Gazi Babës

Nga N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se për shkak të riparimit të një defekti në rrugë, nga F-6/4 në rr. Pero Nakov pa numër (deri te Brikollazhi) në lagjen Gazi Babë, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rr. Pero Nakov.

Marketing

Siç informon N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim”, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:40 deri në përfundimin e aktiviteteve.

N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim” gjithashtu njofton se ndërprerje të furnizimit me ujë sot nga ora 09:20 do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Stojna Stevkova” dhe rruga “378” në Çair.

Sipas NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup, shfrytëzuesit do të mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrugën “Jajce” 131.