Sot priten çmime të reja të derivateve të naftës

Me vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, sot benzina shitet për gjysmë denari më lirë, ndërsa çmimi i naftës për 1 denarë më shtrenjtë. Por, ky vendim nuk do të vlejë shumë gjatë, sepse Komisioni paralajmëroi se nga mesnata do të ketë çmim të ri të karburanteve, duke pasur parasysh çmimet në bursat botërore. Çmimet e karburanteve sillen mbi bazë të Rregullores me të cilën KRrE ka të drejtë t’i ndryshojë çmimet e derivateve çdo ditë. Si përllogaritje merret mesatarja nga kuotat e bursës në pesë ditët e fundit dhe fare nuk ndikon çmimi i naftës në tregun botëror.

Marketing
Marketing