Sot priten seanca gjyqësore për lëndët “Titanik 2”, “Titanik 3” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Titanik 2”, “Titanik 3” dhe “Tarifa”.

Marketing

Gjykatësi Ognen Stavrev në seancën e fundit për rastin “Titanik 2” njoftoi se sot do të rishikohen dëshmitë që ka dorëzuar Bedredin Ibraimi, të cilat kanë të bëjnë me deklaratat që i ka dhënë në Prokurorinë Themelore, kur lënda ka qenë në atë prokurori.

Në “Titanik 2” të akuzuar janë Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Ndërsa në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata dyshohen për parregullsi zgjedhore në Komunën e Çairit në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Seanca e kaluar u anulua për sot për shkak të mungesës së kryetarit të Këshillit Gjyqësor Olja Ristova.

Ndërkaq, në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë euro.