Sot pritet të shpallet aktgjykimi për “Toplik”

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot do të shpallet aktgjykimi për rastin “Toplik”, në të cilin i pandehuri i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Marketing

Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve, të pandehur janë edhe pesë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ka qenë anëtarë të Komisionit për ankand publik.

Lënda, e cila ka qenë e hapur nga ish-PSP i përket shitjes së tokës ndërtimore për ndërtimin e lagjes “Qyteti i diellit” në Sopishte.

Sipas aktakuzës, i dyshuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve. Mile Janakieski, i cili si person drejtues në Ministri, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka formuar Komision për ankand publik, i cili e ka urdhëruar që të zgjedhë një ofertues për blerjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Rastin është duke e udhëhequr gjyqtari Osman Shabani, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori Burim Rustemi.