Sot protestë, bllokohen këto rrugë

Sot, me fillim prej orës 13:30 është paralajmëruar protestë e cila do të fillojë nga sheshi “Skënderbeu” që më pas të vazhdojë në zyrat e Bashkimit Evropian.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për këtë qëllim prej orës 13:30 deri në përfundim të protestës me etapa do të mbyllen për qarkullim bulevardi “Goce Dellçev”, bulevardi “Ilinden” dhe bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”.

Për këtë qëllim Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion, t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin policët.