Sot protestojnë banorët e Dobroshtit, këto janë kërkesat

Aksidenti i fundit në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë në fshatin Dobrosht ku mbeti i vdekur një person, kanë ngritur interesin e banorëve të Dobroshtit për siguri në rrugë.

Marketing

Numri i madh i aksidenteve dhe pasiguria në rrugë janë shkaqet për të cilat ditën e nesërme dobroshtasit do të bllokojnë rrugën dhe do të shpalosin kërkesat e tyre.

Këshilli inicues ka paraqitur kërkesat e tyre të cilat janë:

1. Vendosja e pengesave rrugore në rrugën kryesore t fshatit që nga rruga regjionale deri tek xhamia

2. Vendosja e pengesave rrugore në rrugën regjionale në fshatin Dobrosht

3. Patrullimi i rregullt i organeve policore.

Këshilli inicues ka kërkuar që në mënyrë masovike të dilet për të kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme me qëllim që të krijohen kushte më të sigurta për qytetarët dhe fëmijët.

Protesta organizohet sot me fillim në ora 13:00 në afërsi të postës së Dobroshtit.