Sot pritet të mbahet raundi i dytë i negociatave mes Moskës dhe Kievit, i fokusuar në ndërprerjen e zjarrit, një javë pas invazionit rus ndaj Ukrainës.
Kërkesat e parashtruara nga ekipi rus janë: Denazifikimi, pra rrëzimi i qeverisë aktuale; çarmatosja e Ukrainës dhe mbajtja e një statusi neutral, njohja e pavarësisë së rajoneve Luhansk dhe Donjeck si dhe pranimi i Krimesë si territor i Rusisë. Kurse Ukraina kërkon ndalim të luftës dhe largimin e trupave ruse nga territori i saj.