Sot rikthehet futbolli italian – Juventus dhe Milan përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Sot do të jetë një ditë e madhe për adhuruesit e futbollit evropian.

Marketing

Gjermania, Spanja dhe Italia do të japin futboll në të njëjtën ditë, për herë të parë pas disa muajsh suspendim të futbollit, suspendim ky që erdhi nga pandemia Covid-19.

Në kuadër të futbollit italian, sot do të kemi mundësi të shohim gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndërmjet Juventus dhe Milan, shkruan lajmi.net.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave, pasi ndeshja e parë përfundonte me barazim 1:1.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 21:00, në ‘Allianz Stadium’.

Marketing