Pendarovski: Nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme tha se Presidenca vlerëson se nuk ka nevojë për shpalljen të sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme.

Marketing

“Presidenti i shtetit mundet edhe pa kërkesë të Qeverisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Nga Qeveria këtë herë nuk kanë dorëzuar kërkesë të re. Vlerësoj se në këtë moment nuk ka nevojë të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme”, tha mes tjerash Pendarovski.

Presidenti Pendarovski deri më tani ka shpallur katër gjendje të jashtëzakonshme, dy me nga 30 ditë dhe dy me nga 14 ditë. Gjendja e fundit e jashtëzakonshme ishte shpallur më 20 maj dhe skadon nesër.