Sot sërish takim në mes SASHK-ut dhe Qeverisë, pritet të arrihet marrëveshje për pagat në arsim

Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), e cila pritet të jetë vendimtare nëse greva do të riaktivizohet ose jo.

Marketing

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri një ditë më pare tha se qëndrimet e palëve janë përafruar mirëpo pa një vendim konkret.
Shaqiri nuk përjashton mundësinë që viti shkollor të përfundoj më 10 qershor, por sipas tij, materiali i mbetur të kompensohet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.

Shaqiri tha se drejtori i Byrosë për Zhvillim të Arsimit duhet të mbaj mbledhje me të gjithë drejtorët që të shihet se deri ku është realizimi i programit.

“Me rekomandimet nga të gjithë drejtorët do të shqyrtohet mundësia e realizimit të pjesës së mbetur të programit. Për vitet e tjera, përveç atyre që mbarojnë klasën e nëntë, do të gjejmë mënyrën për të plotësuar pjesën e programit me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. Të gjitha kombinimet do të shqyrtohen, dhe nëse do të përfundojë deri më 10 qershor, kjo do të jetë me rekomandime nga Byroja”.

“Po shqyrtohen të gjitha mënyrat për përfundimin e vitit shkollor deri më 10 qershor, por ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga Byroja”, deklaroi dje Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.