Sot shënohet 100 vjetori i armëpushimit të parë në Luftën e Parë Botërore

Sot bëhen 100 vjet që nga armëpushimi i parë i Luftës së Parë Botërore.

Marketing

Më 11 nëntor të vitit 1918, Gjermania nënshkruajti një marrëveshje për armëpushim me aleatët në Compiegne të Francës.

Këto luftime, ndaluan zyrtarisht në orën 11:00 të 11 nëntorit të vitit 1918, dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me një minut heshtje.

Për SHBA-të, 11 nëntori simbolizon Ditën e Veteranëve.

Lufta e parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.

Kjo ditë shënohet edhe në Prishtinë.

Në kuadër të kësaj, mbahet një ceremoni ushtarake në këndin e Francezëve dhe Gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot në orën 11:45.

Marketing