Sot shkarkohet drejtori i policisë së Maqedonisë , kush do ta zëvendësojë?!

Sot, në seancë qeveritare do të vendoset nëse do të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Llazo Vellkovski, pas skandalit me veturën zyrtare (xhip) të MPB-së që është parë në Greqi, njofton Portalb.mk.

Marketing

Seanca mbahet pasi që hetim i brendshëm në MPB vërtetoi se është bërë shkelje e procedurës për udhëtime zyrtare, ngaqë në fillim të muajit, një pjesë të mediave kanë publikuar fotografi nga automjeti zyrtar “Renxh rover”, deri sa ka kaluar kufirin e Greqisë. Është hetuar se nëse në të vërtete vajza e drejtorit të BSP me automjet është dërguar deri atje, për çka u konfirmua se nuk është ruajtur procedura për udhëtime zyrta.

I pyetur dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për emrin i cili do ta pasojë Vellkovskin, ai tha se ende nuk është diskutuar për një gjë të tillë, dhe se fillimisht do ta shqyrtojnë kërkesën për largim.Ndërkohë nga disa portale dhe media janë përmendur disa emra, duke përjashtuar një kandidat shqiptar.

Marketing