14/09/2024
Ballina Sport Sot shorti i Champions League, s’ka më fazë grupesh, 8 ndeshje për...

Sot shorti i Champions League, s’ka më fazë grupesh, 8 ndeshje për secilin ekip në fazën e ligës

Epoka e re e UEFA Champions League do të marrë jetë pasditen e kësaj të enjteje me shortin e fazës së ligës e cila hidhet në orën 18:00 në Montekarlo dhe transmetohet në Tring.

Marketing

Pas disa dekadash, Champions ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm duke hequr dorë nga faza e grupeve.

Tanimë nuk do të kemi më 32 por 36 ekipe ndërsa faza e grupeve tashmë do të jetë një fazë lige, ose më mirë të themi një minikampionat.

Klubet për shortin e Montekarlos janë ndarë në 4 vazo sipas pikëve të grumbulluara vitet e fundit nga përfaqësimet në kupat e Europës.

Një skuadër në fazën ë ligës do të luajë me dy kundërshtarë të dalë nga seicila vazo. Në total pra një ekip luan me 8 kundërshtarë, katër takime brenda fushe dhe katër jashtë.

Në fund të minikampionatit 8 ekipet më të mira kalojnë në fazën me eliminim direkt.

Vendi 9 deri në vendin e 24 luajnë dy ndeshje vajtje-ardhje për të përcaktuar 8 ekipet e tjera që kalojnë në fazën e 1/8.

Faza e ligës ndryshe nga e kaluara mbyllet në fund të muajit janar.

Formati i ri garanton më shumë ndeshje dhe më tepër spektakel. Ndeshjet e para nisin më 17 shtator ndërsa Vizion Plus do të transmetojë ndeshjet më të mira çdo të mërkurë.

Marketing