Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit

Në Gjykatën Penale të Shkupit, për në ora 13.00 është caktuar seancë në të cilën gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska do ta shpallë aktgjykimin për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për lidhje të kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

Marketing