Sot skadon afati i paraqitjes së kërkesave për amnisti. Ligji për Amnisti i mobilizoi të pandehurit dhe tashmë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. 38 kërkesa për falje kanë mbërritur në adresën e Gjykatës Penale. Mëshirë, me përjashtim të disa të pandehurve për rrezikim terrorist ndaj rendit kushtetues, kërkuan edhe ata që më parë ishin dënuar, me dënime me kusht për dhunë.
Nga Gjykata Penale Shkupi 1, nuk njoftojnë zyrtarisht se cilët individë kanë aplikuar për amnisti. Sipas raportimeve të mediave, personat që kanë paraqitur kërkesë deri më tani janë Aleksandar Vasilevski – Ninxha, deputeti Ljupço Dimovski, Krsto Mukoski, Johan Tarçullovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Goran Angellov-Qoseto, Ivan Cvetanovski, Goran Goshevski-Levi, Mitko Peshov, Vëllezërit Mihaell dhe Stefan Mlladenovsk,Zaharie Simovski dhe Abdylfeta Alimi. Përveç këtyre emrave thuhet se kërkesë për amnisti kanë paraqitur edhe regjisori Boris Damkovskinjëri , si dhe këngëtari i operave Igor Durllovski.
Kërkesë për amnisti mundë të paraqesin edhe tashmë të dënuarit për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës, dhe për sulmin ndaj ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov i cili është i dënuar për veprën “dhunë” ndaj Shekerinskës gjatë ngjarjeve në Kuvend dhe Nikolla Vojminovski i dënuar me 13 vjetë e 6 muaj burg për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës tashmë kanë konfirmuar se kanë paraqitur kërkesë për amnisti
Pas skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesës për amnisti, Gjykata dhe Prokuroria në afat prej 5 ditëve duhet të përgjigjet për atë se kush është amnistuar, dhe kush jo.