Sot vendimi për Gruevskin

Gjykata Themelore Shkupi 1 duhet ta publikojë vendimin e parë ku akuzohet ish-kryeministri Nikola Gruevski. Procesi për blerjen e Mercedesit të blinduar luksoz prej 600 mijë eurosh përfundoi, dhe përveç Gruevskit u akuzua edhe ish ndihmës ministri për prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski. Nëse miratohet kërkesa e Speciales, Gruevski kërcënohet me dënim me burg prej një deri në tre vjet, ndërsa Popovski minimum pesë vjet.

Marketing

Megjithatë, Gruevski nëse dënohet në rastet ku është akuzuar, mund të nxirret me dënime me kusht, sepse nuk është dënuar më parë.

Për ish kryeministrin Prokuroria Speciale kërkoi aktvendim dënues për Nikolla Gruevskin. Specialja në fjalët përmbyllëse tha se dëshirat personale të ish-kryeministrit, në lidhje me Mercedesin e blinduar luksoz, janë plotësuar përmes prokurimit të realizuar nga MPB-ja. Nga Specialja theksuan se para se ta blejnë Mercedesin e shtrenjtë ka pasur procedurë që të blihet një automobil i përdorur, i blinduar, por policia ka ndryshuar mendjen.

Për Gruevskin ekziston mundësia e aktvendimit të lirimit.

Marketing