Ballina Aktuale Sot vijon gjyqi për rastin “Monstra”, Specialja me dëshmi të reja

Sot vijon gjyqi për rastin “Monstra”, Specialja me dëshmi të reja

Në Gjykatën Penale në Shkup sot pritet të vazhdojë gjyqi për rastin “Monstra”, i cili ka të bëjë me vras jen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Marketing

Në seancën e fundit u dëgjua një dëshmitar, ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev paralajmëroi ekspertizë të 31 telefonëve, e cila do të paraqitet si dëshmi e re. Ai tha se telefonët janë marrë gjatë kontrolleve në hetimin e parë.

Prokurorja Fatime Fetai e PSP-së e informoi gjykatën se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës, do të propozojë audio-incizime dhe transkripta nga bisedat e përgjuara lidhur me këtë rast.

Gjykata tha se do të duhet kohë të njihet përmbajtja e tyre dhe më pas do të vendoset për publikimin e tyre.

Marketing
Exit mobile version