Sot zgjedhet drejtori i ATO-së në Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet të votojnë për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike-Operative (ATO).

Marketing

Zoran Angellovski është propozuar që të jetë drejtori i ATO-së në mesin e 14 kandidatëve të cilët kishin konkurruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emërimi i Angellovskit duhet të bëhet me dy të tretën e votave të deputetëve në Kuvend.

Përndryshe, në rend dite në seancën e 59-të, e cila do të jetë e fundit para mbajtjes së referendumit të 30 shtatorit, është edhe propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale me procedurë të shkurtë, i propozuar nga Liljana Zaturoska, Dime Vellkovski dhe Artan Grubi, për të cilin ka pasur mospajtime mes partive qeverisëse dhe opozitës.

Pritet që në seancën e sotme të votohet dhe diskutohet edhe për pika tjera.

 

Marketing