Sot zhvillohen dy takime në Superligën e Kosovës

12:00 | 24 Prill 2021

Marketing

Në kaudër të xhiros së 30-të, sot do të zhvillohen dy takime në Superligën e Kosovës.

Arbëria dhe Besa do të hapin xhiron e 30 të Superligës, ku ky do të jetë treni i fundit për Arbërinë që të sigurojë qëndrimin në Ligë, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga Lipjani gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara pas 29 ndeshjeve, derisa Besa veçse ka rënë nga liga.

Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e tetë me 33 pikë, një më pak se Feronikeli, që zë vendin e shtatë me 34 pikë.

Programin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 Arbëria – FC Besa Pejë

15:00 Drenica – Feronikeli

Ditën e nesërme do të ketë ndeshje edhe më interesant, ku Drita do të luajë me Prishtinën në garën për titull./Lajmi.net/