Sot zyrtarizohet koalicioni AA-ASH

Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë vendosur që edhe zyrtarisht ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak.
Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet sot , e cila do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela.
Nënshkrimi i marveshjes do të bëhet në hotel ‘Holiday Inn’në orën 14:00.
Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit.

Marketing