Southampton ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Tottenham, sfidë e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë.
Southampton fitoi me përmbysje, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2 – 3.
Tottenham fillimisht kaloi në epërsi pas autogolit të Bednarek (18′), por vetëm pesë minuta më vonë, Armando Broja shënoi gol të bukur për të barazuar rezultatin (23′).
Tottenham kaloi sërish në epërsi, këtë herë përmes Heung-Min Son që u asistua nga Lucas Moura (70′).
Por, vetëm 10 minuta më vonë, Elyounoussi realizoi gol të bukur për të barazuar rezultatin (80′).
Ndërsa, dy minuta më vonë, falë golit të Adams, Southampton bëri përmbysjen e madhe (82′).
Tottenham arriti të shënoi në fundin e takimit përmes Bergwijn, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Me këtë humbje, Tottenham renditët në pozitën e shtatë me 36 pikë, derisa Southampton ngritët në pozitën e 10-të me 28 sosh.