SpaceX anulon lëshimin e raketës, Elon Musk zbulon arsyen

SpaceX ka anuluar lëshimin e raketës në minutën e fundit. Ndërsa e gjitha bota priste momentin historik të ngritjes së SpaceX, përfaqësuesit e kësaj të fundit bënë me dije se ‘fluturimi’ është pezulluar.

Marketing

Ekipi i SpaceX më herët tha se po punon për problemin e shfaqur dhe nuk do të nisej në këtë ditë, nëse nuk zgjidhej.

Pronari i SpaceX, Elon Musk shkroi në Twitter se një valvul presioni duket e ngrirë dhe ka qenë shkaku i shtyrjes së sotme.

Duket sikur valvula që sjell gazin në ato rezervuarë për t’i bërë presion, u bë pak ngjitëse, kështu që SpaceX nuk janë të përgatitur të marrin rrezikun e lëshimit të Starship nëse diçka shkon keq, raporton CNN.

Megjithatë përtej këtij momenti, gjërat duket të jenë në rregull. Ekipi i SpaceX mund të jetë në gjendje të provojë të niset përsëri këtë të mërkurë ose të enjte.

Ata tashmë kanë lejet që u nevojiten Administratës Federale të Aviacionit për pjesën tjetër të kësaj jave, kjo do të pastrojë hapësirën ajrore dhe do të sigurohet që të mos ketë trafik detar në zonë.