Spahiu: Aleanca dhe Besa, çfarë “mbollën”, tani po “korrin”!

Funksionari i BDI-së, Artin Spahiu përmes një postimi sërish është marrë me kreun e ASH-së, Ziadin Sela dhe ate të njërit krah të BESËS, Bilall Kasami.

Marketing

Ja postimi i plotë i tij:

E kam thënë, ndoshta mund të përsëritem pasi ata që kam thënë dikur sot më vërtetohen.
A shkojnë shqiptarët drejt asimilimit politik? Kush i përcakton përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni: vota shqiptare apo Zoran Zaev?
Si u përcaktua që Bilall Kasami të jetë përfaqësuesi i opozitës shqiptare, me çfarë kriteri? Sipas Zoran Zaevit cila është Besa dhe si e quan ai partinë e Bilall kasamit dhe si e quan partnerin e koalicionit qeveritar të Afrim Gashit?
Nëse do të merrej si barometër vota e zgjedhjeve parlamentare të 2016-s, në të cilat Lëvizja Besa doli partia e dytë në bllokun politik shqiptar, atëherë, sipas numrit të deputetëve, shumica e Lëvizjes Besa është pjesë e qeverisë, ndërsa, nëse do të merrej parasysh vota e zgjedhjeve lokale, Aleanca për Shqiptarët doli dukshëm fituese e zgjedhjeve.
Nga kjo që po bëhet, ne si shqiptarë, pa marrë parasysh se çfarë marrëdhëniesh kemi mes veti, punët tona dhe çështjet tona duhet t’i rregullojmë vetë, e jo që fatin tonë ta vendosin tjerët.
Fatkeqësist, këtë sutuatë e sollën vetë partitë e vogla, që me pamaturinë dhe papjekurinë, për të rrëzuar BDI-në ishin në gjendje të bashkëpunojnë edhe me djallin.
Çfarë “mbollën”, tani po “korrin”!

Marketing