SPAK kërkon ashpërsim të masave, Berisha nis protestat të hënën

Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë që PD e drejtuar prej tij të nis protestat.
Protestat pritet të fillojë rreth orës 12:00, në të njëjtën kohë kur do të mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Berishës.

Marketing

Pasi këshilli i mandateve të shqyrtojë kërkesën, do të jenë deputetët ata të cilët do të shprehen me votë për t’i dhënë autorizimin SPAK që të vendosë masën e sigurisë me burg apo arrest shtëpie.