Milani dhe Spalletti po afrohen shumë me njëri tjetrin.
Ditëve të fundit është shkruar shumë për një kalim të mundshëm të Luciano Spalletti tek skuadra e Milan.
Starti i dobët i ‘Rosoneri’ ka bërë që pozita e Marco Giampaolo të vihet në pikëpyetje të madhe, kurse si zëvendësues potencial shihet ish trajneri i Inter.
Së fundmi,’Sky Sport Italia’ dhe ‘Tuttomercatoweb’ shkruajnë se palët janë gati të punojnë së bashku, transmeton lajmi.net.
Problemi i vetëm qëndron tek kontrata e trajnerit me skuadrën e Inter. Edhe pse u largua në fundin e edicionit të kaluar, Spalletti ka edhe dy vite kontratë me ‘Zi kaltrit’.
Mbetet të shihet nëse Spalletti do të arrijë marrëveshje me Inter, për të kaluar tek skuadra e Milan.