Inter planifikon dy përforcime të reja, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka zbuluar dy objektivat e fundit të klubit për transferim në Giuseppe Meazza.
Ai ka pranuar se klubi milanez është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të krahut të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.
Po ashtu, Spalletti, e konfirmoi interesimin për blerjen e mesfushorit Arturo Vidal nga Bayern Munich.
Vrasaljko është operacioni më i afërt për momentin nga Interi para se të fillojnë përpjekjet për rikthimin e Vidalit në Serie A.