Spanja emëron trajnerin për botëror, befason të gjithë

Federata e Futbollit të Spanjës shokoi të gjithë me vendimin, për ta shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui, një ditë para fillimit të kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.

Marketing

Lopetegui u shkarkua si pasojë, e zyrtarizimit të tij si trajner i ri i Real Madridit, gjatë ditës së djeshme.

Kjo ka bërë që ai të humbas besimin e presidentit të Federatës, Luis Rubiales, dhe është ndjerë i tradhtuar nga ai, për shkak se ishte njoftuar vetëm pesë minuta para se të bëhëj zyrtarzimi i tij.

Megjithatë, Federata e Futbollit së Spanjës nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësimin e tij, që do ta udhëheqën kombëtaren në Rusi.

Trajneri i ri i Spanjës do të jetë Albert Celades, që deri më tani ishte trajner i kombëtarës U-21.

Celades si futbollist ka vetëm një paraqitje për fanellën e kombëtares, atë në vitin 98 në botërorin që u zhvillua në Francë.

Marketing