Spanja fiton bindshëm, kalon në gjysmëfinale

Spanja është gjysëmfinalistja e dytë e Lojërave Olimpike ”Paris 2024”.

“Stuhia e kuqe”, në ndeshjen qerekfinale shënoi fitore të pastërt ndaj Japonisë, me rezultat 3-0.

Marketing

Në këtë përballje shkëlqeu futbollisti i Barcelonës, Fermin Lopez, i cili shënoi dy gola, në minutën e 11-të dhe 73-të.

Golin e fundin e shënoi Abel Ruiz në minutën e 86-të.

Në gjysëmfinale kombëtarja spanjolle do të përballet me Marokon, e cila e mposhti ShBA-në, me rezultat 4-0.

Ky është një sukses tjetër për Spanjën në futboll, pasi u shpall edhe Kampione e Evropës.