Ballina Sport Spanja i çon në shtëpi “Gjelat”, finalistja e parë në ‘Euro 2024’

Spanja i çon në shtëpi “Gjelat”, finalistja e parë në ‘Euro 2024’

Lamine Yamal u bë fytyra tragjike e francezëve në pjesën e parë, i cili përmbysi shpejt rezultatin që po i gëzonte Francën.

Marketing

Spanja zyrtarisht është bërë finalistja e parë e ‘Euro 2024’, e cila pret në finalen fituesin e ndeshjes Angli-Holandë.

Finalja pritet të luhet më 14 korrik në Olympiastadion në Berlin të Gjermanisë.

Spanja triumfoi me golin e Dani Olmo, i cili shënoi vetëm katër minuta pas Yamal.

Yamal u bë lojtari më i ri në histori të ‘Euro 2024’ që shënon gol në kompeticionin evropian.

Kjo është hera e katërt që Spanja arrin fazën e finales, ku dy nga to i ka të fituara. (2008, 2012).

Marketing
Exit mobile version