Spanja kampione e Europës, për anglezet titulli mbetet ëndërr e parealizuar

Spanja është shpallur kampion i Evropës pasi ka mposhtur në finale Anglinë me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net.

Marketing

Spanjollët golin që ia siguroi titullin e shënuan në minutën e 86-të të takimit përmes Oyarzabal.

Nico Williams kaloi në epërsi 1:0 Spanjën në minutën e 47-të.

Cole Palmer barazoi në 1:1 në minutën e 73-të, ndërsa më pas Oyarzabal vendosi finalen.

Spanja ka fituar titullin e Evropës për herë të katërt, që është rekord. Anglia mbetet në pritje të titullit të parë evropian.

Anglia shkon në shpi pa trofe, kurse në Madrid do të ketë festë të madhe sonte.