Spanja mund Gjermaninë dhe shkon në gjysmëfinalet e Euro 2024

Spanja është zyrtarisht gjysmëfinalista e parë e Euro 2024, duke mundur gjermanët 2-1.

Marketing

Në finalen e parakohshme, Olmo dhe Merino shënuan për iberikët, ndërsa Wirtz shënoi për skuadrën gjermane. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Spanja shënoi vetëm një minutë nga fundi i shtesës prej 30 minutash, pa e dërguar ndeshjen drejt penalltive.

Ky europian është mbyllur sot për Gjermaninë.

Ndërkohë Spanja, gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, do të përballet në gjysmëfinale në mbrëmjen e 9 korrikut, në Mynih me fituesin e sfidës, Portugali-Francë.

Marketing