Kjo pritet të ndodhë shkaku i ndeshjes me ligjet e Gjermanisë për punën.
Senzacioni i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është një nga lojtarët më të mirë të këtij “EURO 2024” për Spanjën.
Në moshën 16-vjeçare ai tashmë ka dy ndeshje si startues në dy ndeshjet e para të Spanjës në “EURO 2024”, duke thyer rekorde të shumta.
Talenti i jashtëzakonshëm i Lamine Yamal ka ngritur interesimin e të gjithëve, kështu edhe duke siguruar vendin startues në një kombëtare si Spanja në moshë kaq të re.
Mirëpo, paraqitja e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë, e cila luhet nga ora 21:00, mund të shkaktojë probleme ligjore për Federatën e Spanjës.
Ligjet e punës të Gjermanisë janë problemi. Këto ligje thonë se individët nën moshën 18-vjeçare nuk mund të punojnë pas orës 20:00.
Për sportistët ka një përjashtim, të cilët mund të punojnë deri në ora 23:00.
Ndeshja që nis nga ora 21:00 mund të jetë problem për Yamal, pasi ‘deadline; i orës 23:00 përfshin përfundimin e lojës, dushi dhe intervistat pas ndeshjes.
Nëse Yamal kalon kohën prej orës 23:00, atëherë Spanja do të dënohet me 30 mijë euro.