Ballina Aktuale Spanja vuan por fiton kundër Iranit

Spanja vuan por fiton kundër Iranit

Spanja ka arritur një fitore shumë të vështirë kundër Iranit. Në këtë ndeshje Irani tregoi se do ti bëj shumë problem Portugalisë në ndeshjen e tretë nëse luan një ndeshje të këtillë.

Marketing

Spanja ka arritur fitoren e parë në Botëror më shumë vështirësi ndaj një Irani që i bëri shumë problem kampionit të para tetë viteve.

Një pjesë e parë më shumë sulme të Spanjës por më një organizim perfekt të Iranit në mbrojtje bëri që ajo të përfundojë më rezultat të barabartë 0-0.
Megjithatë, gjatë kësaj pjese disa herë Diego Costa u tregua i papërshtatshëm për iranianët dhe ishte njëri prej lojtarëve më të rrezikshëm të Spanjës.
Pjesa e dytë filloi me të njëjtin intensitet si pjesa e parë. Goli erdhi në minutën e 54’të të ndeshjes dhe ishte një gol qesharak që në fillim u mendua që është autogol.

Ishte pikërisht Diego Costa ai që shënoi por vetëm pasi topi ishte goditur nga një mbrojtës iranian. Topi përfundoi në gjurin e Costa dhe nga gjuri i tij në rrjetën e portierit Beiranvand.

Pas pësimit të golit Irani kishte disa raste të mira për shënim, madje edhe shënoi në minutën e 62’të me Ezzatollahin, por pas shikimit të VAR goli u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtë loje.

Spanja filloi ta kontrolloi ndeshjen pasi minutës së 80 duke e qarkulluar topin në mesfushë dhe kështu arriti ta ruaj epërsinë minimale në këtë ndeshje.

Marketing
Exit mobile version