Spanjë:Nis debati për votimin e qeverisë së re,shpresa të pakta për ratifikimin e protokollit për Shkupin

Le roi Felipe a annoncé la dissolution du Parlement et l'organisation d'élections le 26 juin, prenant acte de l'impasse politique dans laquelle se trouve l'Espagne depuis les législatives de décembre. /Photo prise le 13 janvier 2016/REUTERS/JJ.Guillen

Bllokadat në formimin e qeverisë së re spanjolle vazhdojnë, duke e mbajtur pezull anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të pakta janë gjasat që Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO të ratifikohet nga Parlamenti spanjoll para shpërbërjes së Kuvendit të Shkupit në mes të shkurtit. Sepse ndonëse në Parlamentin spanjoll filloi debati rreth propozimit të mandatarit, Pedro Sançez për formim të koalicionit qeveritar, mbetet të shihet nëse Sançez do të ketë mbështetjen e nevojshme në votimin nesërm, apo votimin e dytë të caktuar për të martën. Sançez gjithsesi është optimist.

Marketing

“Spanja nuk do të gjunjëzohet, Kushtetuta nuk do të shkelet. Ajo që do të goditet është bllokada që iu bë qeverisë progresive, të zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli spanjoll”, deklaroi Pedro Sançez, Kryeministër i Spanjës.

Partia socialdemokrate e Sançezit dëshiron të formojë koalicion me partinë e djathtë ekstreme, “Të bashkuar mundemi”, por për këtë nevojiten edhe disa vota edhe nga disa parti më të vogla. Në ditët e fundit të saj Qeveria e Maqedonisë së Veriut dorëzoi në Kuvend një nismë për ratifikim të parakohshëm, respektivisht të kushtëzuar të Marrëveshjes përfundimtare për anëtarësim në NATO, që të mos bllokohet anëtarësimi i vendit në NATO. Por akoma nuk dihet se kur e njëjta do të vihet në rend dite në ligjvënësin e Shkupit.