Skuadra e Spartak Moskës është gati që të paguaj 7 mln euro në konton e skuadrës së Napolit për të marë mbrojtësin shqiptarë, Elseid Hysaj. Aktualisht Hysaj ka edhe një vit në kontratën me skuadrën italiane, mirëpo skuadra ruse është e gatshme që të paguajë të gjithë obligimet që I ka futbollisti shqiptarë ndaj klubit Italian, që sa më shpejt ta transferojë në Rusi.
Gazetari Italian Xhanluka Di Marzio, klubi Italian ka filluar që të mendojë këtë hipotezë, ndërsa ka nisur që të kërkojë zëvëndësimin për Hysajn.
Oferta ruse për Elseid Hysaj është me të vërtetë tunduese, pasi raportohet se atje do të përfitojë dyfishin e rrogës që ka aktualisht të Napoli. Klubi rus i ka propozuar lojtarit një kontratë pesëvjeçare me një rrogë prej 3 milionë eurosh në vit.