Spasovski: 50 të arrestuar për një javë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka njoftuar se gjatë javës së fundit të vitit të kaluar, si rezultat i masave të rrepta të sigurisë të marra nga policia, kanë arrestuar dhjetëra persona për vepra të ndryshme dhe kanë shqiptar mijëra dënime për shkelje në komunikacion. Në rrjetet sociale Spasovski thekson se nga 25 deri më31 dhjetor të vitit 2023 janë ndërmarrë masa të përforcuara operative dhe aktivitetet parandaluese në funksion të sigurisë më të madhe të qytetarëve.

Marketing

“Janë arrestuar gjithsej rreth 50 persona në baza të ndryshme. Personat janë arrestuar për tregti me drogë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, qëndrim të padeklaruar në vend, tregti me lëndë piroteknike (rreth 44.000 të sekuestruara), karton të gjelbër të falsifikuar për automjete dhe armëmbajtje pa leje. Pas masave të ndërmarra nga SPB në të gjithë shtetin si dhe njësia mobile për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë lëshuar 3598 urdhërpagesa për kundërvajtje për shkelje të kryera në komunikacion” – tha Spasovski.

Spasovski ka theksuar se në javën e fundit të vitit 2023, MPB ka zbatuar edhe 33 aktivitete në fushën e parandalimit.

“Janë realizuar dhe 33 aktivitete parandaluese si parandalim të dhunës dhe sigurisë së bashkëmoshatarëve, siguri në komunikacion, siguri të mjeteve motorike, mjete piroteknike dhe mbrojtje nga mjetet piroteknike, tregti dhe përdorim të drogës, përdorim të pajisjeve dimërore, mbrojtje nga piroteknikët, ndalesë të përdorimit të armëve” – tha Spasovski.

Kreu i MPB-së ka theksuar se policia edhe më tej do të vazhdojmë punën e saj në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.