Spasovski, Angellovska dhe Bekteshi në Samitin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor në Londër

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat e Financave dhe Ekonomisë Nina Angellovska dheKoço Angjushev sot do të marrin pjesë në Samitin Internacional të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Ballkanin Perëndimor në Londër.

Marketing

Me Samitin, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, do të kryesojnë Suma Çakrabarti, kryetar i BERZH dhe Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, si vend kryesues me BE-në.

Samiti, siç bëhet e ditur, ka për qëllim që t’i konfirmojë projektet më të rëndësishme të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me rëndësi rajonale të cilat në periudhën e ardhshme mund të presin mbështetje për realizim nga BERZH-i.

Në kuadër të vizitës, është paraparë edhe takim bilateral i Spasovskit me kryetarin e BERZH-it, Suma Çakrabarti.