Kryeministri i vendit Oliver Spasovski, sot ka komentuar informacionet se policia ka bërë presion mbi imamët e xhamive që të mos falin namazin e Bajramit, ku mbrëmë kishte reagim edhe nga Bashkësia Fetare Islame. Spasovskit, nga gazetarët ju bë pyetje edhe nëse edhe anasjelltas BFI bën presion ndaj MBP-së.
“Ta sqarojmë një gjë, askush nuk është më i fuqishëm se shteti dhe as edhe ndonjë bashkësi fetare. Vendimet i marrim vetë, pa presion nga asnjëra anë dhe besoj se do të marrim vendimin më të mirë për shëndetin qytetarëve”- tha Spasovski.
Spasovski theksoi se në ora 17, Qeveria do të mbajë seancë në të cilën do të diskutohet për propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për izolim 58 orësh.