Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski sot tha se deri tek Ministria e Brendshme ka arritur një denoncim për falsifikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të cilën ai siguron se policia dhe prokurorët do të marrin masat e duhura.
Spasovski tha se ka edhe disa denoncime për presion ndaj qytetarëve për të mos votuar në referendum.
I pyetur në lidhje me akuzat për mbushjen e kutive në disa qendra votimi, ministri u përgjigj se në mënyrë drastike është reduktuar numri i akuzave për shkelje të procesit të referendumit, për dallim nga zgjedhjet e mëparshme.