Spasovski: Do të sigurojmë një festë paqësore më 4 shkurt

Katër shkurti do të festohet me dinjitet, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike, thotë ministri Oliver Spasovski në një intervistë për servisin publik, ndërsa siguroi qytetarët se në këtë drejtim nuk do të ketë as një shqetësim për ta. Sipas tij vendi ka institucionet e veta që janë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa prezenca e policisë bëhet që qytetarët të kuptojnë se janë të sigurt, e jo për të ngjallë një ndjenjë ankthi. Ai siguron se sipas vlerësimeve do të aktivizohet një plan i duhur.

Marketing

“Njoftimet për kujdestari nate janë të papranueshme. Shteti ka institucione që janë të ngarkuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Në bazë të vlerësimeve do të aktivizohet një plan që do të kontribuojë në një festë paqësore më 4 shkurt. Nuk ka asnjë individ, nuk ka grup politik që mund të jetë më i fortë se shteti dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne.”, – deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski