Spasovski: Duhet të sigurojmë para plotësuese për buxhetin e shtetit

“Sektori ynë bankar është i shëndoshë dhe për këtë shkak mund të mbështetemi në të, por duhet të sigurojmë para shtesë për në buxhet”. Këtë e deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se nuk ka mundur të parashikohej se kriza shëndetësore do të ketë përmasa të pandemisë dhe kur kjo ndodh, normalisht është se do të ketë efekte edhe në mjetet buxhetore dhe financat.

Marketing

“Në bazë të asaj që po ndërmerren një sërë masash restriktive në shtet, me qëllim që të kemi mbrojtje në pjesën më të madhe nga përhapja e virusit, kjo shkakton dëme në ekonomi. Shkaktimi i këtyre dëmeve është i lidhur edhe me të ardhurat në Buxhet. Pikërisht për këtë shkak, tani cekim, në bazë të projeksioneve, të cilat bëhen në Ministrinë e Financave se sa është rënia e të ardhurave për këto dy javë në mars, sa do të ishte rënia e të ardhurave në maj, si do të lëvizin të ardhurat në tremujorin e tretë, të katërt, sa do të ishte kjo në nivel të vitit. Kjo tregon në faktin se ne kemi nevojë për sigurimin e mjeteve plotësuese financiare”, tha Spasovski për televizionin Telma. Ai shtoi se kjo do të jetë një nga krizat më serioze financiare, krahas krizës shëndetësore.

“Ministria e Financave punon në këtë pjesë edhe me FMN-në dhe Bankën botërore. Biseduam lidhur me sigurimin e sa më shumë mjeteve financiare dhe mendoj se po lëvizim në drejtim të mirë dhe po ashtu edhe me bankat komerciale. Deri nesër do të shohim sa mjete financiare do të sigurohen. E tërë kjo pako do të ishte diku rreth 600 milionë euro”, tha Spasovski, i cili vlerëson se do t’i marrim këto mjete. Ai e potencoi edhe ndihmën që si reagim të shpejtë e kemi marrë nga BE-ja me vlerë prej 68 milionë eurove, para të cilat janë përkrahje e drejpërdrejtë buxhetore dhe përkrahje për nevojat në shëndetësi.

Marketing