Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se kërcënimet të rrejshme për bomba të vendosura nëpër disa shkolla të mesme të Shkupit, në e-mail adresa janë dërguar nga jashtë vendit.
Spasovski tha se punojnë për zbardhje të plotë të rastit, pasi siç tha ai, sulme të tilla kibernetike kishte edhe gjatë regjistrimit të popullsisë.
“Porositë janë dërguar nga jashtë vendit tonë. Kemi indikacione serioze për atë se si zhvillohet i tërë procesi dhe në këtë pjesë vërtetë po punojmë me përkushtim maksimal, me ndihmën e partnerëve tanë, me të vetmin qëllim ti ndërpresim këto akte monstruoze të cilat shkaktojnë shqetësim te qytetarët”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ministri Spasovski potencoi për Sitell, se të gjitha kapacitetet e shërbimeve të sigurisë, nga fillimi i mandatit të kësaj udhëheqësie të MPB-së, janë përkushtuar në mbrojtjen serioze të të gjithë qytetarëve të shtetit në të gjitha segmentet.
“Ju e dini se kishte përpjekje për sulme ndaj institucioneve, sulme të hakerëve ndaj disa institucioneve në shtet. Kishim rastin edhe gjatë realizimit të regjistrimit kishte një sulm serioz të hakerëve në tërë sistemin i cili praktikisht punonte në pjesën e realizimit të regjistrimit, në disa nga ministritë, etj. Kjo tregon vetëm se sa është e nevojshme në pjesën e sigurisë të ndërmerren të gjitha masat dhe atë sajber siguri ta rrisim përmes përforcimit të kapaciteteve materialo-teknike, por edhe të resurseve njerëzore”,deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Përndryshe, gjatë javës së kaluar disa shkolla të mesme të Shkupit u zbrazën nga nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë të punsuarit nëpër këto shkolla, pasi të njëjtit janë kërcënuan se kanë vendosur bomba, por pas inspektimit nga ana nëpunësve policor për antiterorizëm rezultuan të rrejshme.