Spasovski: Është shumë rëndësishme të marrim vendim për nisjen e bisedimeve me BE-në para zgjedhjeve

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski në intervistë për ‘EUObserber’ tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitet të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike ku qytetarët do të vendosin se ku duhet të shkojë vendi ndërsa fushata pritet të jetë ndër fushatat më të pista deri tani.

Marketing

“Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë një ndër fushatat më të pista në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rreme dhe propaganda mediale do të jetë e përditshme gjatë zgjedhjeve”, thekson Spasovski.

Megjithatë, sipas Spasovskit, vendi ka fuqi që të menaxhojë me këto kërcënime dhe të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

I pyetur nëse pret ndërhyrje ruse në fushatë dhe në rezultatin e zgjedhjeve, Spasovski thotë se të gjitha vendet në Evropë dhe në rajon u ballafaquan me kërcënime hibride në procesin e anëtarësimit të tyre në NATO dhe BE.

“Institucionet shtetërore janë mjaftueshëm të fuqishme dhe të gatshme të sigurojnë që zgjedhjet të mbahen në rrethana normale”, tha Spasovski,

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të merr vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit para zgjedhjeve të 12 prillit.

“Bëmë gjithçka që u kërkua nga ne dhe është tepër e rëndësishme të marrim mesazhin e duhur nga BE, posaçërisht në mars. Koha është shumë e rëndësishme për ne me qëllim që të ndalohet pasiguria rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut që mund të shfaqet në vend, por edhe në rajon”, thotë Spasovski.

Ai shtoi se bllokimi i zgjerimit të BE-së dhe mosdhënia e vendimit për nisjen e bisedimeve vjet kontribuoi në kthimin e retorikës nacionaliste në Maqedoni ndërsa vendimi i tetorit, sipas tij, ka qen gabim strategjik ndërsa zgjedhjet e 12 prillit do të jenë ballafaqim mes forcave pro-evropiane dhe nacionaliste.