Spasovski-Gashi: Bashkëpunimi midis dy ministrive i suksesshëm

Avancimi i bashkëpunimit bilateral policor me qëllim që të përforcohet lufta kundër krimit të organizuar, si dhe përmirësim të qarkullimit të udhëtarëve në vendkalimet kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës, kanë qenë pjesë e temave për të cilat sot në Shkup kanë biseduar ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, Oliver Spasovski dhe Bejtush Gashi.

Marketing

Siç kumtuan nga MPB-ja, ministri Spasovski i ka prezantuar përvojat e deritanishme dhe punën e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të cilët janë të orientuar drejt konfirmimit të veprimit joprofesional dhe joligjor të nëpunësve policorë dhe të punësuarve në MPB. Ai ka theksuar se Sektori bashkëpunim edhe me organizatat qytetare dhe Avokatin e Popullit dhe e ka njoftuar kolegun e tij me modelin e ri të vendosjes së mekanizmit të pavarur të jashtëm për kontroll mbi punën policore.

Ministrat janë dakorduar që në periudhën vijuese të realizohen vizita dhe takime të përbashkëta të nivelit të ekspertëve, në interes të avancimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe ballafaqim të përbashkët me kanosjet globale të sigurisë. Që të dytë kanë vlerësuar se bashkëpunimi i deritanishëm midis dy ministri është i suksesshëm edhe në nivelin politik dhe atë operativ.

Marketing