Spasovski: Gruevskin do ta kthejmë në Maqedoni

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka theksuar se ish-kryeministrin Nikolla Gruevski herë do kur do ta kthejnë në Maqedoninë e Veriut dhe ai patjetër do të përgjigjet për të gjitha krimet që ka bërë.

Marketing

Sipas tij, tanimë ka nisur hetimi për 27 prillit, dhe pres që të gjitha çështjet që tangojnë do të zbardhen.
Ai tha se nuk është i vërtetë pretendimi i Gruevskit se ka pasur plane për likuidimin e tij në burg.

“Kjo absolutisht nuk qëndron, as për incidentet në atë periudhë, por edhe as për kërcënime për likuidimin e tij. Gruevski nuk ka argumente të thirret në këto”, theksoi ministri Spasovski.