Spasovski i revoltuar për ligjin e amnistisë

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski shprehet i revoltuar ndaj miratimit të ligjit për amnisti. Megjithatë, ai thotë se interesi nacional është më i rëndësishëm se bindja e tij. Spasovski shton se para drejtësisë duhet patjetër të përgjigjen organizatorët dhe ekzekutuesit e dhunës në Kuvend, në të kundërtën, rrezikon përsëritja e ngjarjeve të njëjta.

Marketing

Te unë ekziston revoltë e madhe, fillimisht për shkak se u organizua një grup i njerëzve që me dhunë dëshironte të shkatërronte rendin kushtetues të Maqedonisë, të hyj në shtëpinë ligjvënëse dhe kështu me radhë. Megjithatë shumë më e rëndësishme është të ketë përgjegjësi për gjithë këtë proces, mendoj se edhe propozim zgjidhja ligjore që kalonte përmes komisionit për pajtim në kuvend parasheh, jep mundësi që ata që janë organizatorë, ata që drejtpërdrejt ishin të përfshirë në dhunë, ata të cilët përdorën dhunën dhe që ishin pjesë e atij grupi që ishte i gatshëm edhe të vrasë dikë nga deputetët patjetër duhet të mbajë përgjegjësi për shkak se nëse nuk mbahet përgjegjësi do të përsëriten edhe ngjarje tjera- deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva pranon ndikimin negativ të amnistisë në organet e drejtësisë, në gjyqësor dhe prokurori.

Me siguri se do të ketë ndikim edhe kjo amnisti. Por nuk do të doja të komentoja, distancohem nga kjo çështje. Nuk do të doja të komentoja diçka që nuk është në fushën time- tha Katica Janeva.

Komisioni Evropian e ka përshëndetur miratimin e ligjit për amnisti, por duke theksuar se ligji nuk duhet të bie ndesh me pavarësinë e gjyqësorit.

Vendimi i Kuvendit për të miratuar ligjin për amnisti me një shumicë të zgjeruar është një hap i rëndësishëm drejt pajtimit në shoqëri dhe një ndihmë për të kaluar polarizimin e dhimbshëm. Ky është një proces krucial në ndihmën e ndërtimit të një konsensusi nacional në sferën strategjike në të mirë të vendit. Bashkimi Evropian pret që ligji i miratuar nuk do të bie ndesh me pavarësinë e Gjyqësorit, i cili mund të vendosë se kusht ishte i përfshirë në organizimin apo kryerjen e dhunës, ose kush ka dështuar për të përmbushur detyrat zyrtare- njoftoi Maja Kocijançiq – Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Kundër amnistisë për ngjarjet në Kuvend, haptazi ka reaguar Aleanca për Shqiptarët dhe kreu i saj Ziadin Sela, i cili natën e 27 prillit, ishte caku i sulmuesve, njëherazi edhe më i dëmtuar në atë mes. Ai nuk u votua as nga deputetët e Besës megjithatë mori 95 vota “për”.