Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacionit të saktë dhe në kohë është një prej aktiviteteve kyçe që kontribuon në rritjen e efikasitetit në luftën kundër kërcënimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë, tha Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Samitin e Londrës të mbajtur sot brenda kuadrit të procesit të Berlinit.
“Të ndërgjegjshëm për këtë, institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë zbatojnë masa dhe aktivitete të cilat do të lehtësojnë dhe thjeshtojnë këtë komunikim dhe shkëmbimi i informacionit do të përdoret për t’u ballafaquar me krimin e organizuar, terrorizmin, por edhe me të gjitha format e rrezikimit të sigurisë të vendeve të rajonit”, tha Spasovski.
Ai theksoi se për MPB-në rëndësi të veçantë ka kthimi i besimit dhe siguria tek shërbimet e saj partnere dhe garancia se informacionet e marra do të përdoren në mënyrën e duhur.
Siç njoftoi MPB-ja, ministri Spasovski mbajti një fjalim në sesionin në të cilin u diskutua për ndarjen e informacioneve dhe bashkëpunimin midis vendeve.
Vendet pjesëmarrëse e nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për parimet e këmbimit të informacioneve nga fusha e zbatimit të ligjit me të cilën konfirmohen parimet, përmbajtja dhe qëllimit për këmbimin e informacioneve specifike.